Nënshkruhet në Prishtinë marrëveshja për Lidhjen e Bashkuar të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë, me qendër në Tiranë. Kryetar u zgjodh prof. dr. Mujë Buçpapaj dhe nënkryetar prof. dr. Shyqri Galica.

Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja për themelimin e Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë, një organizatë me qendër në Tiranë.
Marrëveshja u miratua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, me synimin për të institucionalizuar bashkëpunimin mes krijuesve shqiptarë.
Në krye të strukturës së re u zgjodh prof. dr. Mujë Buçpapaj si kryetar, ndërsa prof. dr. Shyqri Galica u caktua nënkryetar, në emër të organizatave përkatëse.
Sipas marrëveshjes, Lidhja e re do të bashkërendojë veprimtaritë letrare dhe artistike në mbarë hapësirën shqiptare dhe do të punojë për forcimin e pranisë së kulturës shqiptare në komunikimin ndërkombëtar.
Parashihet që anëtarët e Kryesisë të përzgjidhen edhe nga trevat e tjera shqiptare dhe diaspora, për të siguruar përfshirjen e krijuesve nga zona të ndryshme.











