Makina me targa franceze digjet në “Dëshmorët e Kombit”; protestuesit qëllojnë me fishekzjarrë
Një automjet me targa franceze u tërhoq dhe u vunë flakët përballë Piramidës, teksa protestuesit vazhduan të qëllojnë me fishekzjarrë drejt efektivëve të policisë.

Një makinë me targa franceze u dogj pasi u tërhoq nga protestues të maskuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Piramidës. Ngjarja ndodhi ndërsa turma përplasej me efektivët e policisë.
Para përshkallëzimit, mbi automjet u vendos një çadër me flamurin kombëtar. Më pas, mjeti u mor zvarrë dhe iu vu flaka, duke u përfshirë plotësisht nga zjarrin.
Pamje me dron tregojnë momentin kur flakët shkrumbojnë makinën, ndërsa përreth vijojnë goditjet me fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë episod, ndërsa situata në zonë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë.











