Lepenci ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Faruk Statovci pas serisë së rezultateve
Klubi i Lepencit ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij, pas shqyrtimit të rezultateve të fundit. Nuk është bërë e ditur kush do të marrë drejtimin e skuadrës.

Klubi i Futbollit Lepenci ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij, pas shqyrtimit të rezultateve të fundit nga kryesia e klubit.
Në komunikatën zyrtare thuhet se vendimi erdhi “pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit”, duke e mbyllur kështu mandatin e Statovcit në krye të ekipit.
“Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre,”theksohet në njoftim.
Lepenci nuk ka bërë të ditur se kush do ta marrë përkohësisht ose përfundimisht drejtimin e skuadrës pas këtij vendimi.
Klubi shprehu mirënjohje për punën e stafit teknik, ndërsa priten zhvillime të tjera lidhur me emërimin e trajnerit të ri.











