Korçë: 17 të proceduar pas protestës, pa dëme dhe pa arrestime
Pas protestës së zhvilluar në Korçë, Policia ka nisur procedim penal ndaj 17 personave. Nuk u raportuan dëmtime dhe deri tani s’ka arrestime.

Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj 17 personave pas protestës së mbajtur një ditë më parë në qytet. Sipas të dhënave zyrtare, pavarësisht tensioneve gjatë tubimit, nuk u shënuan dëmtime në institucione apo objekte publike.
Burime policore bënë të ditur se procedimet lidhen me incidentet e regjistruara gjatë grumbullimit. Hetimet për veprimet e kryera vijojnë.
Gjatë protestës, shërbimet e policisë shoqëruan 25 të rinj për verifikim. Pas kontrollit të dokumentacionit dhe veprimeve procedurale, për 17 prej tyre u regjistruan procedime penale.
Autoritetet theksuan se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Grumbullimi në Korçë është objekt i një hetimi të mëtejshëm për të sqaruar çdo rrethanë dhe përgjegjësi ligjore.











