Kastrioti bie në Itali 37:28, gjithçka vendoset në përballjen e kthimit në Ferizaj
Kastrioti i Ferizajt u mund 37:28 nga Raimond Sassari në sfidën e parë të raundit të dytë në Kupën Evropiane të hendbollit. Kualifikimi mbetet i hapur para ndeshjes së kthimit të dielën në orën 19:15.

Kastrioti i Ferizajt u mposht 37:28 nga Raimond Sassari të shtunën mbrëma në Sassari të Italisë, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.
Kampioni i Kosovës udhëtoi drejt Italisë me mungesa të rëndësishme, pasi katër titullarë nuk ishin në dispozicion, çka e vështirësoi misionin në transfertë.
Megjithatë, ferizajasit patën momente të mira në sulm. Patryk Dawid Gregułowski ishte më i miri në realizim me nëntë gola, ndërsa Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq shtuan nga pesë secili. Në portë, Rinis Asllani regjistroi tetë pritje.
Ndonëse disavantazhi është me nëntë gola, Kastrioti do të kërkojë përmbysjen para tifozëve të vet në ndeshjen e kthimit, e cila luhet të dielën nga ora 19:15.
Skuadra kosovare synon të shfrytëzojë terrenin vendas dhe mbështetjen e publikut për të mbajtur gjallë rrugëtimin në garat evropiane.











