Gaz lotsjellës në kryeqytet, biznese të prekura dhe akuza për dhunë ndaj civilëve
Situata në kryeqytet është tensionuar, teksa policia hodhi masivisht gaz lotsjellës ndaj protestuesve, duke prekur edhe biznese private. Punonjës dhe të mitur brenda ambienteve tregtare raportohen të kenë pasur probleme shëndetësore.

Situata në kryeqytet është përshkallëzuar, teksa policia ka hedhur masivisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ndërsa efektet janë ndier edhe në biznese private pranë zonës.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, punonjës të këtyre bizneseve janë prekur drejtpërdrejt nga gazi, me pasoja në shëndet, ndërsa probleme kanë hasur edhe disa të mitur që ndodheshin brenda ambienteve tregtare.
Një pronar biznesi e cilësoi si të pajustifikuar përdorimin e gazit lotsjellës pranë njësive të tij, duke theksuar se situata të tilla “nuk janë normale”.
Një grua e prekur nga ngjarja akuzoi Policinë e Shtetit, duke thënë se u godit me shkop gome në kokë nga civilë. Sipas saj, pas incidentit, disa të rinj i erdhën në ndihmë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi incidentet e raportuara, ndërsa tensionet në zonë vijojnë.











