Flakë në Gjykatën e Lartë; rrezikohen mijëra dosje, ndërhyn zjarrfikësja
Gjykata e Lartë u përfshi nga zjarr të shtunën, ndërsa ish-Hoteli Dajti, pjesë e Bankës së Shqipërisë, u prek gjithashtu. Tre automjete zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e flakëve.

Gjykata e Lartë u përfshi nga zjarr këtë të shtunë, duke shkaktuar alarm për dokumentacionin e institucioneve gjyqësore. Flakët prekën gjithashtu godinën e ish-Hotelit Dajti, që aktualisht është pjesë e Bankës së Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para, ekziston rrezik për mijëra dosje gjyqësore, për shkak të stokut të madh të çështjeve në këtë institucion. Nuk raportohet për viktima, ndërsa dëmet materiale dhe përmasat e zjarrit mbeten për t’u vlerësuar.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë tre automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në ambientet e tjera të godinës.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur. Autoritetet pritet të nisin verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe dëmet e shkaktuara.











