Dyqani i një operatori celular sulmohet në hyrje të “Rrugës së Dibrës”; merren telefona e modeme
Protestues kanë thyer xhamat dhe hapur qepenin e një dyqani të një operatori telefonik në hyrje të “Rrugës së Dibrës”, duke marrë pajisje. Gjatë lëvizjes së tyre janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa para Kryeministrisë nuk ka protestues.

Protestues në hyrje të “Rrugës së Dibrës” kanë dëmtuar një dyqan të një operatori telefonik, duke thyer xhamat dhe hapur qepenin me shufra hekuri, përpara se të hynin brenda dhe të merrnin modemë interneti dhe celularë.
Sipas të dhënave nga terreni, grupet po vijojnë lëvizjen duke ndezur kosha mbeturinash dhe duke shkatërruar objekte që u dalin përpara.
Në të njëjtën kohë, përpara godinës së Kryeministrisë nuk ka asnjë protestues.
Nuk raportohet për ndërhyrje apo prani të organizuar të protestuesve në këtë zonë, ndërsa dëmet materiale në dyqanin e operatorit përfshijnë xhama të thyer dhe qepen të hapur me forcë.
Ngjarja po zhvillohet në një klimë tensioni, me dëmtime të infrastrukturës publike përgjatë rrugës.











