Dy të rinj shoqërohen me forcë nga FNSH para Ambasadës së Zvicrës në Bllok
Dy të rinj u arrestuan me forcë nga njësia FNSH përpara Ambasadës së Zvicrës, në zonën e Bllokut, gjatë një ndjekjeje të protestuesve nga policia. Njëri prej tyre dyshohet të jetë 16 vjeç.

Dy të rinj u arrestuan me forcë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara Ambasadës së Zvicrës, në zonën e Bllokut, gjatë një ndërhyrjeje policore ku protestuesit po ndiqeshin në rrugë.
Sipas pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt nga një media, njëri prej të ndaluarve dyshohet të jetë 16 vjeç. Gjatë momentit të shoqërimit, gazetarë të pranishëm bënë thirrje që i riu të mos dhunohej.
“Të mos dhunohet,” dëgjohej të kërkohej nga gazetarët në vendngjarje.
Disa efektivë të policisë kërkuan që i riu të lirohej, por vendimi përfundimtar ishte arrestimi i tij.
Bashkë me të u shoqërua edhe një tjetër djalë, i cili raportohet të jetë shoku i të parit.











