Dy efektivë policie të plagosur para Kryeministrisë; njëri përfshihet nga flakët
Përplasjet para Kryeministrisë janë përshkallëzuar, ku si pasojë e molotovëve dhe gurëve janë plagosur dy punonjës policie. Njëri është goditur në kokë me gur, ndërsa tjetri ka marrë flakë pas hedhjes së një molotovi.

Situata para godinës së Kryeministrisë u tensionua rëndë pas përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve të para, njëri prej efektivëve u godit me gur në kokë dhe u lëndua duke gjakosur, ndërsa një tjetër u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së një molotovi.
Prej disa orësh, përballja ka qenë e ashpër, me hedhje gurësh dhe koktejesh molotov nga protestuesit, çka ka sjellë të lënduar dhe një situatë tejet të tensionuar në zonë.
Nuk raportohet për të dhëna të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve apo masa të mëtejshme të marra në terren.











