Cisternë me mbi 2 milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit
Një cisternë nafte u dogj të hënën në Ngushticën e Hormuzit, me autoritetet iraniane që pretendojnë se goditi një minë detare. Teherani thotë se anija po kalonte në mënyrë të paautorizuar, ndërsa mungojnë konfirmimet e pavarura.












