Barrikadë me koshat e plehrave në rrugën e Dibrës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
Protestues bllokuan rrugën e Dibrës me koshat e plehrave, të cilëve më pas u vunë flakën. Kur mbërriti policia, grupi ishte larguar.

Protestues kanë bllokuar qarkullimin në rrugën e Dibrës duke ngritur një barrikadë me koshat e plehrave, të cilëve më pas u kanë vënë flakën. Kur në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, personat e përfshirë ishin larguar.
Sipas raportimeve nga terreni, kosha të shumtë janë përdorur për të krijuar pengesën, ndërsa ndezja e zjarrit solli ndërprerje të lëvizjes përkohësisht.
Forcat e rendit shkuan pas sinjalizimeve, por nuk gjetën protestues në zonë në momentin e mbërritjes.
“Kudo ka protestuar. Në çdo rrugë. Mënyra e tyrë e të vepruarit është në formën e guerrilase. Në disa moment është e pamundur për t’u kapur pasi sa vjen policia ata shpërndahen,” tha gazetari Flavio Qarri.
Sipas këtij përshkrimi, grupet lëvizin shpejt dhe shpërndahen sapo vihen re nga policia, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre në kohë reale.











