Korçë: Protestë e paralajmëruar në orën 10:00, prani e shtuar policie te institucionet dhe gjimnazet
Në Korçë është njoftuar një tjetër protestë këtë të premte në orën 10:00. Pas incidenteve të një dite më parë, policia ka blinduar institucionet publike dhe gjimnazet.

Në Korçë, këtë të premte në orën 10:00 është paralajmëruar një tjetër protestë, një ditë pas përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm në qytet.
Që në mëngjes, forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, si pjesë e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Shtimi i pranisë policore vjen pas incidenteve të së enjtes, kur protestuesit bllokuan rrugët dhe u dëmtuan disa institucione shtetërore dhe prona publike.
Pas ngjarjeve të djeshme, 25 persona u shoqëruan në polici, ndërsa dy të rinj u arrestuan në flagrancë.
Masa sigurie para tubimit
Autoritetet kanë përqendruar resurset në pikat kryesore të qytetit dhe pranë shkollave të mesme, në pritje të grumbullimeve të orëve të paradites.











