Balla akuzon Berishën për nxitje dhune gjatë protestave: “Mjaft me bombola zjarri në çanta”
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi në Facebook Sali Berishën se po nxit akte dhune në protestat e ditëve të fundit. Ai publikoi edhe një mesazh ku pretendon se një kandidate e lidhur me Berishën mbante çantë të mbushur me bombola zjarri.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot në rrjetet sociale duke akuzuar Sali Berishën se po nxit dhunën në protestat që po zhvillohen prej disa ditësh.
Në një postim në Facebook, Balla i drejtohet Berishës me fjalët: “O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!”
Më pas, ai shpërndau edhe një tjetër mesazh ku i referohet një gruaje që e cilëson si kandidate të Berishës, duke pretenduar se çanta e saj ishte e mbushur me bombola zjarri.
“Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”,shkruan Balla.
Reagimi i Ballës vjen në ditën e katërt të protestës, pas tri netësh me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe dëmtime të pronës publike dhe private.
Berisha nuk ka reaguar në këto postime në tekstin e mësipërm, ndërsa protestat vijojnë në kryeqytet.











