Trump thotë se konflikti me Iranin “po i vjen fundi së shpejti”, parashikon rënie të çmimeve të naftës
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në Montana se lufta me Iranin do të përfundojë shpejt dhe se, sipas tij, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm. Ai pretendoi se kapacitetet detare dhe ajrore të Iranit janë shkatërruar.

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi të mërkurën në Montana se konflikti me Iranin “do të përfundojë shumë shpejt”, duke parashikuar një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës sapo të mbyllet përplasja.
“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt... ata duan që ajo të përfundojë”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se “ata nuk do të kenë kurrë armë bërthamore dhe çmimet e naftës do të bien si një gur”.
Më herët, në një tubim në Montana, Trump shprehu pasiguri mbi palën iraniane me të cilën Uashingtoni po negocion, teksa administrata e tij synon t’i japë fund konfliktit.
Ai e përshkroi Iranin si dikur forcë dominuese në Lindjen e Mesme, por theksoi se operacionet amerikane, sipas tij, kanë dobësuar ndjeshëm aftësitë ushtarake iraniane.
Trump pretendoi se sulmet e SHBA-së kanë shkatërruar flotën detare dhe kanë bërë të papërdorshme avionët ushtarakë të Iranit. Sipas tij, Teherani kishte 159 anije dhe “asnjëra nuk është funksionale”, ndërsa 274 avionë luftarakë janë “shpërndarë në copa” nëpër pista, duke pohuar se aktualisht “zero” janë të gatshëm për përdorim.











