Tensione pranë Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën
Situata pranë godinës së qeverisë është tensionuar teksa protestuesit janë rikthyer në zonë. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vendosur rendin.

Tensione janë regjistruar pranë Kryeministrisë, ku një grup protestuesish është rikthyer, duke shkaktuar kaos dhe përplasje me forcat e rendit.
Sipas raportimit televiziv të gazetarit Esido Barkaj në emisionin “Të Paekspozuarit”, situata në afërsi të godinës së qeverisë është përshkallëzuar.
Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës dhe vendosjen e kontrollit.
Derimë tani nuk raportohet për të dhëna të tjera mbi të lënduar apo të shoqëruar, ndërsa pritet informacion zyrtar nga autoritetet për zhvillimet e mëtejshme.











