Stamboll: Shirat përmbytës shkaktojnë kaos; humb jetën një 14‑vjeçar
Përmbytje masive goditën Stambollin të mërkurën, ku një 14-vjeçar vdiq pasi u godit nga rryma elektrike. Autoritetet mbyllën shkollat për të enjten dhe u kërkuan qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Një adoleshent 14-vjeçar humbi jetën të mërkurën në lagjen Balat të Stambollit pasi u godit nga rryma elektrike, teksa shirat e rrëmbyeshëm sollën përmbytje të shumta në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Mediat vendase raportojnë se ai u godit nga energjia elektrike ndërsa po përpiqej të kalonte një pellg me ujë.
Reshjet intensive përmbytën shtëpi dhe dyqane, ndërsa rrugët, stacionet e metrosë dhe nënkalimet u mbuluan nga uji, duke bllokuar automjetet dhe duke shkaktuar kaos në trafik.
Pas situatës së krijuar, prefektura e Stambollit njoftoi se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të enjten, në përpjekje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për t’i lënë hapësirë ekipeve të emergjencës.
Autoritetet i bënë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpia, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme. Atyre që banojnë në apartamente nëntokësore u rekomandua ta kalojnë natën diku tjetër për arsye sigurie.











