Haradinaj e lidh mbrojtjen e UÇK-së me sigurinë dhe lirinë e Kosovës
Ramush Haradinaj tha se mbështetja për UÇK-në është e pandarë nga siguria kombëtare dhe liria e Kosovës. Ai theksoi lidhjen historike me SHBA-në dhe NATO-n dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm.

Ramush Haradinaj, ish-kryetar i AAK-së, deklaroi se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është pjesë përbërëse e sigurisë kombëtare dhe e lirisë së vendit, duke kërkuar mbështetje të pandërprerë.
Sipas tij, garantimi i sigurisë së Kosovës lidhet me vlerat e lirisë dhe me aleancat e krijuara gjatë luftës. Ai përmendi afërsinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n si shtylla që e kanë përcjellë Kosovën drejt lirisë.
“Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n... ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së,” tha Haradinaj.
Haradinaj theksoi se përkrahja nuk duhet të kushtëzohet vetëm në momente rreziku, por të jetë një angazhim i vazhdueshëm për ruajtjen e themeleve të lirisë.
“Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm apo nga gabimet tona, rrezikohet siguria kombëtare, pra liria jonë,” u shpreh ai, duke shtuar se çdo iniciativë që forcon këtë mbështetje është e mirëseardhur.











