Elon Musk i bën thirrje Zelensky të largohet nga posti mes debatit për Ukrainën
Elon Musk kërkoi publikisht largimin e Volodymyr Zelensky-t nga drejtimi i Ukrainës, duke thënë se “është koha që Zelensky të largohet”. Komentet vijnë teksa Kievi ankohet për ngadalësime në Starlink dhe rriten dilemat mbi mbështetjen amerikane.

Elon Musk i bëri thirrje të shtunën presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të largohet nga pushteti dhe të zëvendësohet nga një president tjetër, në një kohë kur po shtohen pyetjet për vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për Kievin.
Kreu i SpaceX, rrjeti satelitor Starlink i të cilit përdoret gjerësisht nga Ukraina për komunikime dhe logjistikë në vijën e parë, reagoi duke komentuar një postim në rrjetet sociale. Ai tha se “është koha që Zelensky të largohet”, duke iu referuar pretendimeve se presidenti ukrainas heziton t’i japë fund luftës nga frika e zgjedhjeve dhe mundësisë së ndjekjes penale nëse humbet.
“And so the slaughter continues … Time for Zelensky to go.”
Musk argumentoi gjithashtu se “për sa kohë që Zelensky mbetet në pushtet, masakra vazhdon”. Paralelisht, Ukraina njoftoi të mërkurën se sistemi Starlink ishte ngadalësuar, duke penguar shumicën e operacioneve me dronë dhe mbrojtjen ajrore, dhe Zelensky i kërkoi Musk të rikthente funksionimin normal.
Në përgjigje, Musk tha se çdo ngadalësim nuk lidhet me SpaceX, por me qeverinë amerikane. Ai bëri dallimin mes shërbimit Starshield, të destinuar për përdorim ushtarak dhe të përdorur nga Ukraina në operacionet e mbrojtjes dhe në front, dhe shërbimit Starlink, i cili kufizohet në përdorime civile. Të dyja shërbimet ofrohen nga sistemi satelitor i SpaceX.











