Protestues hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, zjarre në disa zyra; ndërhyn policia
Mbrëmjen e sotme, një grup protestuesish hyri nga dera e pasme e Kryesisë së Kuvendit dhe i vuri flakën disa zyrave. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë dhe larguan protestuesit; disa persona u shoqëruan nga policia.

Mbrëmjen e sotme, një pjesë e protestuesve arritën të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit përmes derës së pasme, duke hyrë në disa zyra dhe duke u vënë flakën atyre.
Pas incidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat ndërhynë për të larguar protestuesit nga godina.
Sipas raportimeve, disa persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve në ambientet e brendshme të institucionit.
Nuk ka të dhëna zyrtare për dëmet materiale apo nëse ka të lënduar, ndërsa pritet një reagim i mëtejshëm nga autoritetet.











