Protesta studentore në Tiranë: piroteknikë drejt Ministrisë së Arsimit, tensione në fakultete
Studentë u mblodhën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku u hodhën sende piroteknike dhe u angazhua policia. Tensione u shënuan edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ndërsa në disa qytete pati bojkot mësimi.

Studentë nga Universiteti i Mjekësisë, UBT, Politekniku, Fakulteti i Drejtësisë dhe fakultete të tjera u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku ndaj godinës u hodhën sende piroteknike. Para institucionit u pozicionuan edhe forcat e policisë.
Tensione u raportuan edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku disa protestues thyen derën kryesore dhe hynë në ambientet e brendshme të fakultetit.
Protestës iu bashkuan edhe gjimnazistë të shkollës “Partizani”, së bashku me studentë dhe të rinj të tjerë.
Reagime në universitete jashtë Tiranës
Në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës ka nisur bojkotimi i mësimit, si shenjë solidariteti me studentët në Tiranë.
Në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër procesi mësimor vijon normalisht, sipas të dhënave të deritanishme.











