Protesta e studentëve vijon sot në 14:00; masa sigurie të shtuara te Kryeministria
Studentët pritet të mblidhen sërish sot përpara Ministrisë së Arsimit në orën 14:00, pas tensioneve dhe lëndimeve që shënuan tubimin e djeshëm. Në prag të protestës, dera e Kryeministrisë është blinduar.

Studentët do të rikthehen sot në protestë në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, një ditë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet.
Tubimi i djeshëm tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe u shoqërua me tensione, përdorim gazi lotsjellës dhe lëndime.
Në prag të grumbullimit të radhës, dera e Kryeministrisë është blinduar si pjesë e masave të marra pas zhvillimeve të një dite më parë.
Gjatë protestës së djeshme, disa protestues depërtuan në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe ndezën një zjarr, të cilin e përshkruan si simbolik; flakët u shuan më pas nga forcat e policisë.
Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestës edhe këtë të mërkurë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.











