Flakë në ballkonin e Ministrisë së Arsimit gjatë protestës; policia përdor sërish gaz lotsjellës
Protesta e nisur nga studentët është tensionuar, me përplasje me policinë dhe shoqërime në komisariat. Protestuesit i vunë zjarrin ballkonit të godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës.

Një protestë e nisur nga studentët u tensionua sot para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u shënuan përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Tubimit iu bashkuan edhe shumë qytetarë të tjerë.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, policia përdori sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pas përshkallëzimit të situatës.
Gjatë protestës, protestuesit i vunë zjarrin ballkonit të Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar flakë në një pjesë të fasadës së godinës.
Në përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë kryer edhe disa shoqërime në komisariat. Deri më tani nuk raportohet për detaje të tjera mbi gjendjen e të shoqëruarve.
Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e rendit mbeten të pranishme në zonë.











