Dhunë në kryeqytet: biznese të sulmuara dhe makina të Bashkisë të djegura në Tiranë
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, me sulme ndaj policisë dhe dëmtime në prona private e shtetërore. Janë raportuar zjarrvënie ndaj bizneseve dhe automjeteve të Bashkisë.

Protesta në Tiranë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, ku një pjesë e protestuesve ka ushtruar dhunë ndaj policisë dhe ka dëmtuar prona private e shtetërore në disa zona të qytetit.
Sipas raportimeve, biznese përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Rrugës së Elbasanit janë sulmuar dhe grabitur, ndërsa disa prej tyre janë përfshirë nga flakët.
Po ashtu, është bërë e ditur se në rrugë u dogjën edhe automjete të Bashkisë së Tiranës, duke shtuar dëmet materiale të shkaktuara gjatë mbrëmjes.
Ngjarjet kanë krijuar tension në zonat e përfshira, ndërsa autoritetet janë përballur me një situatë të vështirë për rikthimin e rendit.











