Përleshje para Bashkisë së Tiranës: thyen dera, disa hyjnë brenda dhe ndezin zjarr
Pas orëve të tensionit para Ministrisë së Arsimit, protestues u zhvendosën te Bashkia e Tiranës, ku thyen derën, disa hynë brenda dhe ndezën zjarr. Policia ndërhyri dhe i largoi nga godina.

Protesta në Tiranë u përshkallëzua pranë Bashkisë së qytetit, ku protestues u përplasën me policinë, thyen derën kryesore dhe disa prej tyre hynë brenda godinës, duke ndezur zjarr.
Ngjarja erdhi pasi pas një qëndrese rreth pesëorëshe përpara Ministrisë së Arsimit, një pjesë e protestuesve u drejtuan nga qendra e kryeqytetit, te godina e Bashkisë së Tiranës.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, tensionet vijuan edhe aty, me përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit dhe dëmtim të hyrjes së institucionit.
Pas ndezjes së zjarrit brenda ndërtesës, policia ndërhyri menjëherë dhe largoi protestuesit nga godina.
Nuk ka të dhëna zyrtare për pasoja të tjera apo masa të marra, ndërsa situata mbetet në vëzhgim.











