MI5: Irani po synon objektiva ushtarake në Britani; Rusia shton luftën hibride
Drejtori i MI5, Ken McCallum, tha të martën se Irani po rrit ambicien për të goditur shënjestra më të fortifikuara në Mbretëri, ndërsa Rusia po përshkallëzon veprimet hibride ndaj aleatëve të Ukrainës.

Drejtori i Përgjithshëm i MI5, Ken McCallum, deklaroi të martën në fjalimin e tij vjetor se Irani po shton përpjekjet për të goditur objektiva më të vështira në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë baza ushtarake, ndërsa Rusia po zgjerohen fushatat e saj hibride kundër vendeve që mbështesin Ukrainën.
McCallum theksoi se kërcënimet nga shtetet janë katërfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit, duke e detyruar agjencinë t’i kushtojë më shumë burime kësaj fushe sesa në periudhën e Luftës së Ftohtë. Ai shtoi se shqetësimi më i madh për keqpërdorimin e inteligjencës artificiale lidhet me mundësinë që terroristët të zhvillojnë armë biologjike ose të krijojnë patogjenë të rinj.
Të hënën, kryeministri britanik Andy Burnham tha se Teherani ishte “shumë i mundshëm” pas një komploti të dyshuar kundër bazës ajrore RAF Fairford, e përdorur nga bombardues amerikanë për sulme ndaj Iranit, çka shkaktoi alarm të gjerë sigurie dhe tërheqjen e avionëve nga baza nga Presidenti i SHBA-së Trump. McCallum tha se nuk mund të komentonte incidentin për shkak të hetimit në vazhdim, por nënvizoi se këtë vit është vërejtur një ndryshim i dukshëm në ambiciet iraniane për të goditur “objektiva më të vështira, si vendet ushtarake”.
“Incidenti i RAF Fairfield … nuk është unik. Ka pasur shembuj të tjerë, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë botën”, tha ai.
Rusia si “agresori numër një”
Shefi i MI5 e përshkroi Rusinë si “agresorin numër një”, duke iu bashkuar vlerësimeve të agjencive të tjera evropiane se Moska po përdor taktika përtej konfliktit konvencional. Ai përmendi një tentativë sulmi me dron ndaj një avioni mallrash në një aeroport gjerman dhe një sulm kibernetik kundër infrastrukturës energjetike në Poloni.
“Nuk është rastësi që agresorët rusë po përpiqen të shqetësojnë vendet e tjera evropiane në një kohë kur përparimi i tyre ushtarak në Ukrainë është minimal dhe me kosto të tmerrshme”, tha McCallum.











