Erdogan i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, nënvizon vijimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës. Në mesazh, ai shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rolin e tij në stabilitetin rajonal.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës në krye të shtetit.
Në mesazhin e tij, Erdoğan ka përcjellë urime në emër të popullit turk dhe personalisht, duke theksuar se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve pritet të vazhdojë të zgjerohet në periudhën e ardhshme.
“Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet në njoftim.
Në përmbyllje të letrës, Presidenti turk i ka uruar Presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.











