Zjarr i madh shuan Marche des Enfants Rouges, tregun historik të Parisit
Marche des Enfants Rouges në lagjen Marais u përfshi nga flakët në orët e para të së hënës. Kryebashkiaku i Parisit Qendror tha se tregu është “shkatërruar totalisht”.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu në orët e para të së hënës Marche des Enfants Rouges, tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris, duke shkaktuar dëme shkatërrimtare në këtë hapësirë historike të frekuentuar edhe nga turistët.
Kryebashkiaku i Parisit Qendror, Ariel Weil, deklaroi se tregu është “shkatërruar totalisht”. Zjarrfikësit vijuan punën për shuarjen e vatrave mes rrënojave për disa orë pas shpërthimit të flakëve.
Sipas raportimeve lokale, zjarri nisi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Shkaku i ngjarjes mbetet i panjohur.
Marche des Enfants Rouges u themelua në vitin 1615, gjatë mbretërimit të Luigjit XIII, në zemër të lagjes Marais. Emri i tij lidhet me një jetimore pranë tregut, ku fëmijët vishnin rroba të kuqe.
Tregu njihej për ofertat e shumta të ushqimeve dhe atmosferën e tij të veçantë, duke qenë një prej pikave tërheqëse për vizitorët në kryeqytetin francez.











