Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi pas kërkesës së PS
Komisioni i Etikës vendosi të përjashtojë për 60 ditë nga Parlamenti deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Masa u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale.

Komisioni i Etikës vendosi të përjashtojë për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Vendimi u mor pas shqyrtimit të një kërkese të Partisë Socialiste.
Sipas mazhorancës, gjatë seancës së votimit të Reformës Territoriale, dy deputetët shkaktuan incidente duke hedhur shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
Si pasojë e kësaj mase disiplinore, Bardhi dhe Balliu nuk do të marrin pjesë në seancat plenare dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare gjatë gjithë periudhës së përjashtimit.
Komisioni i Etikës aplikon masa të tilla në raste të shkeljeve të rregullores dhe sjelljes parlamentare, ndërsa vendimi hyn në fuqi për afatin e përcaktuar prej 60 ditësh.











