16-vjeçar vdes në ashensor në Fushë-Krujë; arrestohen kamerieri dhe pronari i lokalit
Një 16-vjeçar që punonte si kamerier humbi jetën në një restorant në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë. Policia arrestoi një 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, ndërsa hetimet vijojnë.

Një 16-vjeçar humbi jetën në rrethana tragjike në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 11 tetor 2026, ndërsa policia njoftoi arrestimin e dy personave të lidhur me rastin.
Sipas Policisë, i mituri, i cili punonte si kamerier, ndodhej brenda ashensorit të lokalit kur 26-vjeçari E. S., gjithashtu kamerier, dyshohet se e ka shtyrë me duar. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua 26-vjeçari Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Po ashtu, në pranga u vu pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.











