Vdes një burrë pasi hyri në kafazin e tigrave në një park të egër në Britani
Një burrë humbi jetën të shtunën në Yorkshire, pasi hyri në një zonë të mbyllur për tigra në një park të kafshëve të egra. Policia thotë se tigri nuk u lëndua dhe u bën thirrje njerëzve të mos shpërndajnë pamjet e incidentit.

Një burrë ka vdekur të shtunën në Yorkshire, Mbretëria e Bashkuar, pasi hyri në një hapësirë të mbyllur për tigra në një park të kafshëve të egra, njoftoi Policia e South Yorkshire. Sipas autoriteteve, thirrja u mor rreth orës 13:35 më 10 tetor.
Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima u shpall i vdekur aty.
Policia bëri të ditur se tigri nuk pësoi dëmtime gjatë incidentit.
“Në orën 13:35 të ditës së shtunë (10 tetor) morëm raportime për një burrë që hyri në një vend të mbyllur për tigra në Parkun e Kafshëve të Egra në Yorkshire... për fat të keq, burri u shpall i vdekur në vendngjarje,” thuhet në deklaratë.
Familja e viktimës është njoftuar dhe po mbështetet nga oficerë të specializuar, theksoi policia, duke shtuar: “Mendimet tona janë me ta në këto momente të vështira.”
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë në internet pamjet “tronditëse” që po qarkullojnë, ku shihet sulmi i tigr it ndaj burrit.











