Tirana dënon sulmin e Huthi ndaj Arabisë Saudite, shpreh solidaritet me Riadin
Shqipëria ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke e cilësuar kërcënim për stabilitetin rajonal. Ministri Ferit Hoxha kërkoi përgjegjësi për autorët dhe shprehu ngushëllime për viktimat.

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e rebelëve Huthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, ku raportohet për disa viktima dhe qindra të plagosur. Reagimi u bë publik nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në platformën X.
Sipas Hoxhës, sulmet e përsëritura të Huthive, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri.
Ai theksoi se nuk ka asnjë justifikim për goditjet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, duke kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Kreu i diplomacisë shqiptare shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe deklaroi solidaritetin e plotë të Shqipërisë me popullin dhe autoritetet saudite.
“Shqipëria dënon në termat më të fortë sulmin e fundit me pasoja në jetë njerëzish të grupit Huthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite... Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Hoxha në X.











