Kartoni i kuq i Vinicius Jr mund ta kushtojë deri në 4 ndeshje pezullim, përfshi “El Clasicon”
Vinicius Jr u përjashtua me karton të kuq pas një tërheqjeje për flokë ndaj një kundërshtari. Sipas rregullores disiplinore në Spanjë, ai rrezikon disa ndeshje pezullim, mes tyre edhe përballjen me Barcelonën.

Vinicius Jr u ndëshkua me karton të kuq mbrëmë, pas një episodi ku tërhoqi për flokë Nathan Saliban gjatë një aksioni ku braziliani edhe shënoi, por goli u anulua nga VAR dhe lojtari u përjashtua mes protestave të forta.
Sipas nenit 130 të Kodit Disiplinor të futbollit spanjoll, sjellja e dhunshme gjatë lojës, kur nuk shkakton pasoja dëmtuese apo lëndime, mund të sjellë pezullim nga një deri në tri ndeshje, ose deri në një muaj.
Rregullorja parashikon gjithashtu se nëse veprimi ndodh jashtë aksionit të lojës, në një moment kur lojtari nuk ka mundësi të luajë topin, ose kur loja është e ndalur, pezullimi mund të jetë nga dy deri në tri ndeshje.
Si pasojë, braziliani rrezikon një dënim që mund të shkojë deri në katër ndeshje, çka do ta vënte në rrezik mungesën edhe në “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Mbetet të pritet vendimi i organeve kompetente për masën përfundimtare të pezullimit.











