Shijak: 32-vjeçari arrestohet, në banesë i gjenden dy armë automatike dhe 32,500 euro
Policia e Shijakut arrestoi një 32-vjeçar pas kontrollit në një banesë në Koxhas-Kodër, ku u sekuestruan dy armë automatike, municion dhe 32,500 euro. Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.












