Trup i pajetë në rezervuarin e Zhejës; dyshohet për një 61-vjeçar francez
Një trup i pajetë u gjet në rezervuarin e Zhejës, në Kurbin. Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima është një shtetas francez 61 vjeç dhe vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Zhejës, në fshatin Zhejë të Kurbinit. Sipas të dhënave fillestare, banorë të zonës kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje. Nga këto verifikime dyshohet se viktima është një shtetas francez, 61 vjeç.
Sipas të njëjtave burime, ka indikacione se ai ndodhej si vizitor në zonë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Autoritetet vijojnë procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për identifikimin përfundimtar të viktimës.











