Trump: SHBA nuk do të godasë Iranin para 3 nëntorit
Presidenti Donald Trump tha se SHBA nuk do të ndërmarrë sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve të mesme të 3 nëntorit, teksa foli për “diskutime produktive” dhe tensione në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin sulm kundër Iranit para zgjedhjeve të mesme të Kongresit, të parashikuara më 3 nëntor.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Uashingtoni po zhvillon “diskutime produktive” me Teheranin dhe vuri në dukje se Irani ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe ushtarake.
“Ne nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesme që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor”, tha Trump.
Sipas tij, pavarësisht bllokadës amerikane, rreth 22 milionë fuçi nafte po kalojnë çdo ditë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke pretenduar se asnjëra prej tyre nuk vjen nga ose nuk shkon drejt Iranit.
Deklarata vjen në kushtet e rritjes së tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, ku Irani ka kërcënuar me bllokimin e disa korridoreve të transportit të naftës, ndërsa SHBA-ja po shqyrton masa të mëtejshme ushtarake.











