Nëse kjo posturë zgjat mbi tre apo katër orë dhe shoqërohet me mënyrë jetese sedentare e pak aktivitet fizik, mund të shfaqen dhimbje koke, lodhje muskulare dhe kufizim i lëvizjeve. Tek fëmijët dhe adoleshentët, që janë në rritje, mund të vërehen edhe ndryshime posturale si shpatulla të çuara përpara dhe rritje e lakimit në pjesën e sipërme të shpinës.
Dy këshilla bazë nga ortopedët
1) Përkuleni qafën sa më pak: Kur qëndroni gjatë para kompjuterit, gjeni një pozicion të rehatshëm që nuk e detyron qafën të anohet shumë përpara. Ekspertët sugjerojnë të shmanget mbajtja e kokës për një kohë të gjatë me përkulje mbi rreth 30 gradë. Qëllimi nuk është një pozicion “i ngrirë”, por të mos lejohet që koka të shtyhet vazhdimisht përpara.
2) Organizoni vendin e punës: Vendosni telefonin, tabletin dhe monitorin afërsisht në lartësinë e syve. Sa më poshtë të jetë ekrani, aq më shumë priret të përkulet qafa. Një ngritëse për laptopin, një monitor më lart ose thjesht mbajtja e telefonit në nivelin e syve mund të ulin ndjeshëm kohën me qafën të përkulur.
“Ajo që duhet të mësojmë është përdorimi më i ndërgjegjshëm i pajisjeve, sidomos kur rikthehemi në rutinën e punës apo studimeve,” thekson Pietro Simone Randelli, president i Shoqatës Italiane të Ortopedisë dhe Traumatologjisë.