Kurti njofton takim me presidenten Shiroka-Pula në 11:00, pa komente për kritikat mbi Specialen
Kryeministri Albin Kurti tha se sot do të takohet me presidenten Justina Shiroka-Pula në orën 11:00. Ai nuk komentoi reagimet ndërkombëtare pas ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe nuk zbuloi temat e bisedës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se sot do të zhvillojë një takim me presidenten Justina Shiroka-Pula në orën 11:00.
“Kam takim në orën 11:00 te presidentja”, tha shkurt Kurti para gazetarëve, pa dhënë detaje mbi agjendën e takimit apo temat që do të trajtohen me kreun e shtetit.
Shefi i qeverisë nuk u ndal te kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Vendimi i Kuvendit ka nxitur reagime të shumta nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, si edhe nga Bashkimi Evropian, të cilat kanë shprehur shqetësime për procesin dhe pasojat e mundshme.
Kurti nuk tregoi nëse çështja e ligjit për Gjykatën Speciale do të jetë pjesë e bisedimeve me presidenten.











