Hila ka pretenduar pranë organeve përkatëse se kamerat e sigurisë në studio janë hakuar dhe se pamjet kanë dalë në mënyrë të paautorizuar. Deri tani, nuk ka sqarim zyrtar mbi mënyrën si u publikuan materialet.
Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht, duke dënuar personin që ka shpërndarë videot. Në një zhvillim të veçantë, aktorja Monika Lubonja ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës ndaj kompozitorit.
I lindur më 7 tetor 1970 në Vlorë, Hila është një emër i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, me pjesëmarrje në festivale, çmime dhe bashkëpunime të shumta. Çështja mbetet nën hetim dhe priten sqarime të mëtejshme zyrtare.