Monika Lubonja reagon për videot intime: Më është shkelur privatësia, çështjen do ta ndjek ligjërisht
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar pas qarkullimit në rrjet të materialeve intime, të lidhura me skandalin ku përmendet kompozitori Adi Hila. Ajo thotë se nuk ka dhënë pëlqim për filmim apo publikim dhe se i është drejtuar drejtësisë.

Aktorja Monika Lubonja ka bërë reagimin e saj të parë publik lidhur me videot dhe materialet intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, në kuadër të skandalit ku përmendet kompozitori Adi Hila. Ajo thekson se i është shkelur besimi dhe privatësia.
Lubonja deklaron se nuk ka dhënë pëlqim për t’u filmuar, regjistruar apo që materiale intime të saj të publikohen dhe të shpërndahen. “Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen,” shprehet ajo.
Aktorja u bën thirrje mediave të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me përmbajtje intime, ndërsa opinionit publik i kërkon që “të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim”.
Lubonja njofton se i është drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe se do ta ndjekë çështjen deri në fund. “Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë,” thekson ajo, duke shtuar se nuk e fal “pabesinë” ndaj saj.
Ajo kërkon ndalimin e asaj që e cilëson si baltosje dhe thekson se do të mbrojë dinjitetin e saj, ndërsa shpreh besimin se drejtësia do bëjë punën e saj.











