Memaliaj: Arrestohet 28‑vjeçar për kultivim kanabisi, kërkohet vëllai; procedohet kryeplaku i Izvorit
Policia finalizoi në malin Mukaj operacionin “Vjeshta”, duke arrestuar një 28‑vjeçar dhe duke shpallur në kërkim vëllain e tij. Janë asgjësuar 145 bimë kanabisi, ndërsa kryeplaku i fshatit Izvor po procedohet në gjendje të lirë.

Në malin Mukaj, në Memaliaj, policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, duke arrestuar 28‑vjeçarin Klajdi Oruçi, ndërsa vëllai i tij 29‑vjeçar, Xhon Oruçi, është shpallur në kërkim.
Veprimi policor u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë.
Të dy vëllezërit, banues në fshatin Izvor, dyshohen se kanë kultivuar 145 bimë narkotike Cannabis sativa në zonën malore të Mukajt. Bimët e konstatuara në terren u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të hetimeve, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë edhe për 57‑vjeçarin Shkëlqim Malka, me detyrë kryetar i fshatit Izvor, ndaj të cilit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.











