Kurti: Nëse sot s’ka president, Kosova rrezikon të kthehet në zgjedhje
Kryeministri Albin Kurti tha në një konferencë për media se mungesa e zgjedhjes së presidentit sot do ta çojë vendin sërish në zgjedhje. Ai e quajti një skenar të panevojshëm dhe të paarsyeshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në një konferencë për mediat se nëse sot nuk zgjidhet presidenti, vendi mund të përballet përsëri me zgjedhje. Ai foli pas zhvillimeve të tensionuara të së hënës, kur protestat u përshkallëzuan.
Kreu i qeverisë theksoi se çështja e presidentit duhet të përmbyllet pa vonesa, duke paralajmëruar se përndryshe vendi rrezikon një cikël të ri elektoral.
“Pa president sot, Kosova për muaj të tërë është në zgjedhje. Zgjedhjet janë të panevojshme e të paarsyeshme”, tha Kurti.
Sipas tij, organizimi i një tjetër procesi zgjedhor në këtë moment do të ishte i panevojshëm dhe i paarsyeshëm, duke nënvizuar rëndësinë e zgjidhjes institucionale të çështjes së kreut të shtetit.
Kjo ishte dalja e parë publike e Kurtit pas përshkallëzimit të protestave të së hënës.











