Kosova U21 mbyll kualifikueset kundër Finlandës në Prishtinë, synon fitoren
Përfaqësuesja U21 e Kosovës zhvillon sonte ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm, ndaj Finlandës në “Fadil Vokrri”. Dardanët e rinj kërkojnë një mbyllje pozitive, megjithëse nuk kanë më shanse për kualifikim.

Kosova U21 do të luajë sot në Prishtinë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm, ndaj përfaqësueses së Finlandës.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis në orën 19:00. Për Dardanët e rinj, sfida vjen si mundësi për ta mbyllur me rezultat pozitiv këtë fushatë.
Edhe pse synimi është fitorja përpara publikut vendas, Kosova U21 nuk ka më mundësi matematikore për t’u kualifikuar në fazën e radhës.
Pritet një ndeshje me intensitet, teksa skuadra do të kërkojë të shfrytëzojë faktorët e terrenit vendas për të marrë tre pikët e fundit në këtë grup.











