Kush fshihet pas romancës së re të Bia Khalifas? Detajet nga Milano i nxorën zbuluar

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, duket se po lë gjithnjë e më shumë gjurmë që e lidhin me një personazh të njohur të rrjeteve sociale.
Prej kohësh, identiteti i mashkullit me të cilin Bia ishte parë në Prishtinë kishte mbetur një pikëpyetje. Por tashmë, disa detaje të publikuara prej tyre në Milano kanë shtuar dyshimet se bëhet fjalë për Arban Dili.
Bia ndodhet në Milano gjatë ditëve të Javës së Modës dhe një prej postimeve të saj nga “Four Seasons Hotel Milan” ka tërhequr vëmendjen. Në fotografi shihet një tavolinë me ëmbëlsira dhe një palë syze.
Detaji që ra në sy është se, vetëm disa orë më herët, nga i njëjti ambient kishte publikuar një fotografi edhe Arban Dili. Tavolina duket e njëjtë, ashtu si edhe ëmbëlsira dhe syzet që shfaqen në postimin e ish-banores së BBVK.
Por kjo nuk është e vetmja rastësi që ka ngritur dyshimet.
Bia ka ndarë gjithashtu një fotografi me dy akullore, të shoqëruar me zemra rozë dhe këngën “Romeo & Juliet”, ndërsa ndodhej në Galleria Vittorio Emanuele II. Edhe nga i njëjti vend, në një kohë të përafërt, kishte publikuar një postim Arban Dili.
Arban Dili është një personazh i njohur në Instagram, ku prej vitesh ka krijuar një audiencë përmes përmbajtjeve që lidhen me udhëtimet, fitnesin dhe stilin e jetës.
Këto përputhje nuk përbëjnë një konfirmim se dyshja janë në një lidhje, por kanë mjaftuar për të rikthyer fort aludimet për një romancë mes tyre.
Tashmë, vëmendja është te Bia dhe Arbani për të parë nëse do të ketë një konfirmim publik apo nëse këto detaje do të mbeten thjesht “rastësi” të një udhëtimi në Milano.












