“Burrat shqiptarë vërtiten nga garazhi tek lavazhi”, Kreshnik Spahiu: Kruajnë barkun gjithë ditën

Kreshnik Spahiu ka bërë një rrëfim të pazakontë në Grida Duma Podcast, ku ka folur hapur për ndryshimet që ka kaluar gjatë jetës, marrëdhënien e tij me pushtetin dhe perceptimin që ka për modelin e burrit shqiptar.
Duke reflektuar për transformimet personale, Spahiu shprehet: “Kam ndryshuar i gjithi”. Në bisedë ai ndalet edhe te ndikimi që mund të ketë pushteti tek një njeri, duke ngritur pyetjen: “Çfarë i bën pushteti një burri?”.
Sipas tij, pushteti nuk duhet parë thjesht si një pozitë apo privilegj, por edhe si një provë që tregon karakterin dhe anët e vërteta të një personi.
Por pjesa më e fortë e rrëfimit vjen kur Spahiu flet për mënyrën se si e sheh një pjesë të burrave shqiptarë. Ai nuk i kursen aspak kritikat.
“Burrat shqiptarë në shumicë janë injorantë dhe mediokër. Rrugët e Shqipërisë plot me halabakë. Vishen si arabë, janë dembelë. S’dinë të qethen, turinjtë varur gjithë kohës”, deklaron ai.
Spahiu vijon me një tjetër shembull ironik për mënyrën e jetesës që, sipas tij, karakterizon një pjesë të kësaj shoqërie. “Jeta e një burri shqiptar vërtitet nga lavazhi te garazhi. Po si mor milioner, ngre kanatieren dhe kruan barkun?”, shprehet ai.











