Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë
Eme Murati1 min lexim

Identifikohen personat që humbën jetën pasi godina ku po qëndronin për pushime u shemb pas një shpërthimi, ngjarje e ndodhur në lagjen Plakes të Athinës.
Sipas informacioneve, viktimat janë shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.
Tre shqiptarët që humbën jetën janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani (bashkëshortja e Florin Hoxhës).
Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick (bashkëshorti i Florida Hoxhës) dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Katër viktimat e familjes Hoxha
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











