“Mbetën në gjysmë shumë ëndrra”, Egzon Sahiti prek me fjalët për mikun e tij të ndjerë, Laurent Krasniqi

Egzon Sahiti ka përkujtuar me dhimbje mikun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Llukar të Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sahiti ka ndarë një mesazh prekës të marrë nga një ndjekës, në të cilin shprehet dhimbja për humbjen e Krasniqit.
“Vëllaçko, dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve, por kemi nevojë si popull për buzëqeshjen e juve. Ishalla bashkohemi në xhenet me Laurentin”, thuhet në mesazhin e ndjekësit.
Krahas mesazhit, Sahiti ka shprehur edhe dhimbjen e tij për humbjen e mikut, duke kujtuar ëndrrat, planet dhe momentet që nuk arritën t’i realizonin së bashku.
“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.
Laurent Krasniqi humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në Llukar, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka sjellë dhimbje te familjarët, miqtë dhe të afërmit.











