Ish-kreu i SHISH mbërrin në ambientet e GJKKO, Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
Eme Murati1 min lexim

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.
Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.
Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, është shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.
Seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj pritet të mësohet mbi vendimin e trupës gjyqësore dhe asaj që do të diskutohet në sallë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











