Avokatët në mbledhje urgjente, Këshilli i Përgjithshëm mblidhet sërish pas dy ditësh
Eme Murati1 min lexim

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë ka përfunduar mbledhjen urgjente, e cila ka nisur rreth orës 15:00, ndërsa në fokus ka qenë situata e krijuar nga bojkoti i avokatëve dhe zhvillimet e fundit.
Pas mbledhjes, Komiteti ka vendosur të thërrasë Këshillin e Përgjithshëm i Avokatëve më 23 shtator, në orën 13:00.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pritet të analizohet ecuria e bojkotit, reagimi i GJKKO-së, si dhe masat që do të ndërmerren gjatë ditëve në vijim.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











