“Nuk kam asnjë raport me anëtarët e PS”/ U largua nga radhët e partisë, flet Marjana Koçeku: Vendimin nuk ia tregova askujt sepse…
Eme Murati1 min lexim

Marjana Koçeku, ka folur ditën e sotme për vendimin e marrë disa muaj më parë për largimin nga radhët e PS dhe kalimin si deputete e pavarur.
Koçeku u shpreh se këtë vendim nuk ia ka komunikuar askujt, duke mos lënë hapësirë për ndikim nga mendimet e të tjerëve.
“Vendimin tim për largimin nga PS nuk ia kam komunikuar askujt për të mos lënë hapësira ndikimi. Ka qenë një vendim që e kam konsultuar vetëm me veten, do e vazhdoj deri në fund. Ma garanton Kushtetuta që mandati i deputetit i përket popullit. Unë nuk kam asnjë raport me asnjë anëtar të PS. Jam deputet i pavarur i këtij Kuvendi”, u shpreh Koçeku.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











